Një ngjarje e rëndë tronditi disa ditë më parë opinionin publik.
Një foshnjë u gjet e braktisur në garazhin e një pallati në Yzberisht. Pavarësisht se u dërgua me urgjencë në spital, një ditë më vonë, foshnja ndërroi jetë.
Ndërkohë, nëna 30-vjeçare, e cila e braktisi u arrestua dhe më pas u la e lirë.
Ajo ka folur për emisionin “Me zemër të hapur” dhe ka treguar arsyet pse e braktisi foshnjën.
Ajo tha se fëmija nuk ishte pranuar nga i dashuri i saj, të cilin e kishte njohur në rrjetet sociale. Ajo shtoi se është penduar që e braktisi foshnjën.
“Pata një lidhje me dikë. Se kuptova se isha shtatzënë. Ia thashë, nuk e pranonte.”
Kush ishte ky person? Ku e ke takuar?
“Në Korçë e kam takuar.”
Ku keni qëndruar atje?
“Kam njerëzit e mi.”
Ku jeni njohur?
Në rrjetet sociale.
Sa vjeç është?
Nja 32 e ça.
Sa kohë keni komunikuar?
Edhe kohet e fundit kemi komunikuar.
Sa kohë kishit që konsumonit lidhjen?
Kishim një vit gati.
Kishe pyetur për jetën e këtij personi?
E dija që jetonte me prindërit. Një vëlla e kishte jashtë.
Kishte pasur një lidhje tjetër më parë?
Po ka pasur lidhje të tjera. Por ishte vetëm kur u njohëm.
Ju pretendonit të kishit një jetë së bashku?
Në fillim ishte serioze, por kohët e fundit nuk ishte.
Çfarë ndodhi mes jush?
“Keqkuptime, gjëra pa vlerë, llogari shumë, kërcënime. Unë i thash kur e kuptova se ashtu….se mbante përgjegjësinë. Isha tre muajshe kur ia thashë. Mami e mori vesh në javët e fundit. Kisha frikë.”