Policia e Tiranës ka identifikuar mbrëmjen e sotme nënën e foshnjes që u gjet e braktisur në Yzberisht mëngjesin e ditës së sotme.

“E.I , e datelindjes 26.12.1993, lindur ne Pogradec dhe banuese ne rrugen “3 Deshmoret”Tirane”, thuhet në njoftim.

31-vjeçarja me origjinë nga Pogradeci e cila jeton në Tiranë, tashmë do të përgjigjet para uniformave blu, se cila ishte arsyeja e braktisjes së foshnjës.