Xhorxh King sapo është kurorëzuar me titullin si foshnja e dytë për nga pesha e lindur në mënyrë natyrale në Mbretërinë e Bashkuar.

Prindërit Xhejd dhe Rajan me shpejtësi i ndryshuan rrobet e vogla që kishin blerë për Xhorxhin para lindjes, i cili erdhi në jetë gjashtë javë më parë me një peshë të pabesueshme prej 7 kilogramësh.

Të gjithëve na ka ndodhur të përjetojmë lindjen e një fëmije. Teksa e shohim themi: Oooh sa i bukur është! Shiko sa hundë të vogël ka! Të ngjan ty!

Xhorxh ka lindur më 11 shkurt dhe tashmë është 6 javësh por tepër i ndryshëm nga bashkëmoshatarët e tij.

Xhejd tregon se pas 11 orëve përpjekje për të lindur vogëlushin e saj, ajo ndjeu aromën e tij të këndshme kur pas prerjes së gordonit, doktorët e vendosën në në gjoksin e saj.

Kanë qenë 20 persona në dhomë që e kanë ndihmuar atë të lindë natyrshëm foshnjën e saj 7 kg.