Ka ndërruar jetë në Senatorium gruaja shtatzënë e prekur nga virusi AH1N1. Ajo bëri lindje të parakohshme të binjakëve të saj, ndërsa një nga foshnjat ka ndërruar jetë në maternitet.
Mësohet se foshnja tjetër është në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën. Binjakët prematurë po trajtoheshin në maternitetin e Tiranës pas lindjes parakohe.
Mësohet se gruaja rreth shtatzënë ishte e shtruar prej 2 javësh në spital. Ekspertiza pritet të përcaktojë nëse ndarja nga jeta e gruas 30-vjeçare erdhi si pasojë e virusit AH1N1, apo e komplikacioneve të tjera që mund të kenë ardhur si pasojë e lindjes së vështirë që ajo pati.
Virusi AH1N1 është një sëmundje akute e rrugëve të frymëmarrjes, i shkaktuar nga viruse gripale të tipit A, që origjinën e kanë nga derrat.





