Një grua shtatzënë në Pakistan përdori një metodë të pabesueshme dhe çnjerëzore për të lindur djalin e saj të katërt pas tre vajzave. Ajo u shtrua në Spitalin Lady Reading në qytetin Peshawar me një gozhdë 5 cm në kokë.

Prapaskenat e ngjarjes, e cila në fillim u duk si aksident, tronditën edhe ekipet mjekësore.

Pasi mësoi se foshnja në barkun e kishte vajze, ajo ishte e pafuqishme përballë kërcënimeve të të shoqit dhe iu drejtua një metode të pabesueshme.

Gruaja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, e gjeti veten pranë një “sheruesi” pas kërcënimeve të të shoqit. I ashtuquajturi shërues i tha gruas se për të pasur një djalë, ajo duhej të ngulte një gozhdë në kokën e saj. Gozhda iu ngul me çekan në kokë.

Por situata doli jashtë kontrollit dhe shëndeti i saj u përkeqësua. Në fillim ajo iu tha mjekëve të spitalit ku u dërgua se e kishte ngulur vetë gozhdën, por më pas tregoi të vërtetën.

Mjeku Haider Khan shpjegoi se gruaja shtatzënë u përpoq të hiqte gozhdën nga koka me pincë, por dështoi dhe shkoi në spital. “Ajo ishte plotësisht e vetëdijshne kur arriti këtu, por kishte shumë dhimbje. Për fat të mirë nuk i ka prekur trurin”, tha mjeku.