Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka dhënë sot një mesazh në Ditën e Europës. Ajo deklaroi se kjo është dita që na shpie te ëndrra, rrënjët, qytetërimi, identiteti, vizioni dhe destinacioni ynë i natyrshëm evropian.
“9 Maji, Dita e Evropës, është dita që na shpie te ëndrra, rrënjët, qytetërimi, identiteti, vizioni dhe destinacioni ynë i natyrshëm evropian, drejt kësaj “mrekullie hyjnore” në tokën e kontinentit të vjetër.
Mbështetja e mbizakonshme popullore e anëtarësimit në Bashkimin Europian është një frymëzim i madh, por edhe një sfidë për Kuvendin e Shqipërisë, për lidershipin tonë të ecjes sa më shpejt drejt familjes së madhe evropiane.”, shprehet kryeparlamentarja Lindita Nikolla