Teksa mijëra studentë janë duke protestuar përpara Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë edhe këtë të mërkurë, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla gjatë paradites ka shkuar në Kryeministri.

Nuk dihen ende nëse Nikolla është takuar me kryeministrin Edi Rama, apo sa minuta ka qëndruar aty, por është filmuar nga kamerat e ABC News pasi ka dalë nga ky institucion.

Më herët Rama u bëri sërish thirrje studentëve që të dialogojnë dhe se nuk ka asnjë kusht, por është në pritje të takimit.