Lindja e Mesme është vënë sërish në alarm. Pas kërcënimeve të vazhdueshme të presidentit amerikan Donald Trump ndaj Iranit, është kërkuar evakuimi i menjëhershëm i bazës ushtarake amerikane në Katar.

Ambasada amerikane në Doha nuk ka dhënë një reagim zyrtar lidhur me këtë situatë, ndërsa numri i saktë i personelit që iu kërkua të lëvizte nuk u specifikua. Baza Al Udeid konsiderohet si instalimi më i madh ushtarak amerikan në Lindjen e Mesme dhe strehon rreth 10,000 ushtarë, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Gjithashtu vlen të theksohet se është një qendër kryesore operative për forcat amerikane në rajon.

Më herët Irani  i paralajmëroi vendet e rajonit se do të sulmonte bazat ushtarake amerikane në rast të një sulmi amerikan, tha një zyrtar i lartë i Teheranit për prestigjiozen Reuters.