Lindsay Lohan i kthehet pas më shumë se një viti setit të fotove. Aktorja 29-vjeçare ka qënë në ishullin grek të Mykonos, për të bërë fotot për edicionin dimëror të revistës “No Tofu”.

Pjesa më e madhe e fotove janë bardh e zi, teksa Lohan shfaqet në një krevat lakuriq, me një çarçaf të hedhur mbi vete. 

Edhe në fotot e tjera ajo shfaqet mjaft provokuese. Për momentin Lindsay është mjaft e zënë. Ajo ka linjën e saj të modës për Lavish Alice, është duke xhiruar filmin e ri “The Shadow Within”, që do të shfaqet më 2016. 

Lohan luan rolin e Patricia në “Indie Flick”, bashkë me Gianni Capaldi dhe Charlotte Beckett. Ish ylli i Disney nuk ka xhiruar filma që nga trilleri i saj në 2013, “The Canyons”.