26 shtator 2014 – Ka qenë një zhgënjim i madh performanca e aktores Lindsay Lohan teksa interpretoi në spektaklin “Speed the Plow” të David Mamet.

Interpretimi i Lohan shkaktoi shumë të qeshura në audiencë, por kishte nga ata që edhe e “fërshëllyen” për performancën e dobët, sepse aktorja kishte probleme me tekstin, që shpesh e harronte.

Sipas “The Daily Beast”, një grua bërtiti mes interpretimit “o Zot, sa e turpshme”.

Përveçse harronte fjalët, Lohan ishte edhe viktimë e një incidenti me veshjen e saj, e cila nuk ishte aspak e përshtatshme.

Publiku londinez tani e tutje vështirë se do ta marrë seriozisht Lindsay-n, reputacioni i së cilës është gjithnjë në rënie, arsye për të cilën la SHBA-në dhe u zhvendos në Britaninë e Madhe.