SHBA – Pas problemeve me drejtësinë për bukuroshen hollivudiane Lindsay Lohan shfaqen problemet financiare. Sipas disa miqve të saj bukuroshja që së fundmi interpretoi Elizabet Taylor nuk ka mundësi të paguajë qiranë e apartamentit të saj luksoz në Beverly Hills.
Shtëpia e saj me katër dhoma, pesë banjo, hidromasazh dhe pishinë kushton 8000 dollarë në muaj.
Duket se Lohan i ka duart e lidhura pasi nuk mund të prishë kontratën e qirasë deri në shkurt të vitit të ardhshëm, në të kundërt do të jetë e detyruar t’i paguajë një dëmshpërblim qiradhënësit.
Një javë më parë autoritetet amerikane bllokuan llogaritë bankare të Lohan pasi ajo nuk kishte derdhur shumën prej 200 mijë dollarë për taksat.
Nga ana tjetër bukuroshja problematike paguan çeqe të majme për avokatët e saj për ta mbrojtur në proceset e shumta penale me të cilat përballet në gjykatë.