Aktorja problematike Lindsay Lohan ka arritur marrëveshje me gjykatën, kështu që në vend të 240 ditëve burg, ajo do të kalojë 90 ditë e mbyllur në një qendër rehabilitimi për kurim nga varësia prej substancave.
Lindsay para gjykatës e kishte pranuar fajin për aksidentin dhe për gënjim të policisë, kështu që gjykata kishte mëshirë ndaj saj, duke i dhënë një dënim më të butë se sa që e meritonte.
Lindsay qysh nga e hëna e ardhshme pritet të fillojë me vuajtjen e dënimit, i cili përveç rehabilitimit 90 ditor përfshin edhe 30 ditë punë vullnetare në New York dhe 18 muaj shkuarje të rregullt tek psikiatri dhe kompensim të njeriut që e ka goditur me veturën e saj.
Nëse nuk i respekton këto, aktoren e pret burgu, por edhe gjykimi i ri për mosrespektim të gjykatës, kështu që mund të përfundojë në burg për disa