Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ngritur alarmin e rënies së lindshmërisë në vendin tonë. Me anë të një postimi në Facebook, Meta ka publikuar një grafik, që sipas tij tregon sesi “merr tatëpjetën lindshmëria mesatare për grua te familjet shqiptare”.

Asnjë vend në botë- thotë Meta- madje edhe ato në luftë nuk e kanë përjetuar një traumë të tillë të rënies së lindshmërisë për grua si Shqipëria.

Sipas tij, ky është një alarm kombëtar dhe një kushtrim për ndryshim urgjent, duke përsëritur objektivin e Partisë së Lirisë ‘Shqipëria me 4 milion shqiptarë plus’.

“Mes shumë masave ekonomike, financiare, sociale dhe kulturore të rimëkëmbjes së kombit padyshim edhe fuqizimi i familjes dhe veçanërisht mbështetja me programe të posaçme të nënave të reja dhe familjeve të reja, do të jetë një përparësi absolute”, mbyll postimin e tij Presidenti i Partise se Lirise, Ilir Meta.

Postimi i Ilir Metës

Shikoni grafikun e animuar më poshtë, se si merr tatëpjetën lindshmëria mesatare për grua te familjet shqiptare!

Asnjë vend në botë, madje edhe ato në luftë nuk e kanë përjetuar një traumë të tillë të rënies së lindshmërisë për grua si Shqipëria.

Nga 3.4 fëmijë për grua në vetëm 1.4.

Nga në krye të listës të vendeve europiane, në vendin e 177 nga 200 vende të klasifikimit të Kombeve të Bashkuara.

Ky është një alarm kombëtar!

Ky është një kushtrim për ndryshim urgjent!

Partia e Lirisë, ka objektiv të saj madhor Shqipërinë me 4 milion shqiptarë plus.

Mes shumë masave ekonomike, financiare, sociale dhe kulturore të rimëkëmbjes së kombit padyshim edhe fuqizimi i familjes dhe veçanërisht mbështetja me programe të posaçme të nënave të reja dhe familjeve të reja, do të jetë një përparësi absolute.