PEKIN – Kina hapi zyrtarisht për pasagjerët linjën më të gjatë në botë të trenave me shpejtësi të lartë. Linja hekurudhore lidh kryeqytetin Pekin me kryeqendrën ekonomike dhe financiare jugore Guangzhou. E gjatë 2298 kilometra, trenat në këtë hekurudhë do të udhëtojnë me shpejtësi mbi 300 kilometër në orë duke përgjysmuar kohën e udhëtimit nga Pekini në Guanzhou që aktualisht është më shumë se 22 orë. 

Agjencia shtetërore e lajmeve tha se u zgjodh data 26 dhjetor për përurimin e kësaj vepre, më modernia e llojit të saj në botë, për të nderuar Mao Ce Dunin, liderin e parë të Partisë Komuniste kineze që ka lindur pikërisht në këtë datë. 

Por pavarësisht trumpetimit, ndërtimi sistemit hekurudhor modern kinez është vënë në qendër të kritikave. Muajin e kaluar në lindje të vendit, 5 persona gjetën vdekjen si pasojë e përplasjes së një treni të shpejtësisë së lartë dhe shkak i aksidentit ishte bërë një keqfunksionim në sistem. 

Kritikët thonë se rrjeti hekurudhor është bërë fole e korrupsionit të zyrtarëve vendorë e qendrorë që me ndërtimin e tij u heqin nga duart miliona dollarë në vit kinezëve.