Itali, 15 korrik 2014 – Liberalizimi i tregut të linjave të transportit aero-detar Shqipëri –Itali ka bërë, që të shtohet numri i kompanive, që operojnë në këtë treg si edhe destinacionet midis dy vendeve. Kemi shtim të trageteve, që lidhin Vlorën me Brindizin dhe anasjelltas. Kemi shtim të trageteve, që lidhin Durrësin me Barin dhe anasjelltas. Kemi shtim të kompanive, që operojnë në këtë linjë, por kemi edhe shtim të destinacioneve të trageteve, që nisen nga Durrësi drejt Italisë.

Përsa i përket linjave ajrore, pjesa monopol e tregut, që kohë më parë kontrollohej nga Bell Air po zihet nga kompani të tjera si psh Blue Panorama. Janë shtuar linjar ajrore, që lidhin Rinasin me qytetet italiane. Këto linja janë jo vetëm drejt qyteteve të mëdha, por edhe qyteteve të vogla si Piza apo Cuneo, që filluan operimin këtë pranverë.

Që nga 25 korriku do kemi një risi. Kompania Blue Express që është filial i kompanisë ajrore me kosto të ulët Blue Panorama, do të fillojë të funksionojë në linjën Rinas-Ankona dhe kthim. Në këtë destinacion avioni do te konkurojë drejtpërdrejt me tragetin, sepse kompania e trageteve Adria Ferries ka një linjë trageti Durrës-Ankona dhe kthim.

Kjo linje ajrore do te funksionoje dy here ne jave, çdo te hene dhe te premte. Avioni do te niset nga Rinasi ne oren 17.10 dhe mberrin ne Ankona ne oren 18.30. Ndersa avioni nga Ankona niset ne oren 19.00 dhe mberrin ne aeroportin e Rinasit ne oren 20.20.

Do të jetë me interes për pasagjerët, që lëvizin nga Shqipëria drejt Ankonës të shfrytëzojnë konkurencën traget-avion në këtë destinacion. Ky shtim linjash dhe mjetesh transporti me Italinë, pa dyshim që do të zbusë problemet e fluksit të pasagjerëve në kohën e pushimeve verore dhe dimërore si edhe do të ulë çmimet e biletave duke përmirësuar njëkohësisht shërbimin për pasagjerët.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/