Lionel Messi nuk do të vazhdojë karrierën e tij me Barcelonën.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi katalanas i cili në rrjetet sociale shkruan se argjentinasi ka zgjedhur të mos vazhdojë karrierën e tij në Katalonjë.

Gjithashtu në deklaratën e shpërndarë, klubi shkruan se palët u përpoqën të arrinin një akord por ishte e pamundur për shkak të problemeve ekonomike dhe pengesave nga Liga Spanjolle e Futbollit.

Sigurisht kjo ndryshon të gjithë planifikimin e skuadrës nga Barcelona, ndërsa presidenti i saj, Juan Laporta, duket i gatshëm për të marrë përgjegjësinë.