Spanjë, 5 gusht 2014 – Njihet më së shumti për atë që bën në fushën e lojës dhe nuk kërkon të tërheqë fansa dhe popullaritet me jetën e tij private.

Por vjen koha kur edhe Lionel Messit i duhet pak ndryshim.

Ylli i Argjentinës i është bashkuar stërvitjes me skuadrën e Barcelonës ku gjëja e parë që ka rënë në sy të mediave dhe shokëve të ekipit ka qënë look-u i ri i 4 herë "Topit të Artë".

Stili i ri i flokëve të Messit quhet "marine" në Spanjë dhe është krejt ndryshe nga ajo që kemi parë deri më tani nga argjentinasi. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/