Lionel Messi mori sot çmimin e sezonit pas një paraqitje tjetër të jashtëzakonshme me Barcelonën, ndonëse skuadra e tij nuk arriti në finale. Messi në marrjen e çmimit shoqërohej nga bashkëshortja e tij, ndërkohë i pranishëm në marrjen e çmimit nga ana e yllit argjentinas ishte edhe Cristiano Ronaldo.
Messi udhëhoqi Barcelonën drejt titullit kampion në Spanjë. Muhamed Salah i Liverpool ishte një tjetër pretendent.





