Shqipëria është ngritur me 3 vende në raportin vjetor të “Reporterëve pa Kufij”, sa i përket lirisë së medias për vitin 2015. Nga 180 vende gjithsej, Shqipëria renditet e 82-ta në këtë raport, duke u ngjitur kështu me 3 pozicione më lart në krahasim me 2014-n.

Në raport thuhet se zbatimi i legjislacionit është i nevojshëm dhe se duhet të bëhet më shumë për lirinë e medias.

Kosova është e renditur në vendin e 87-të, ndërsa e fundit në listë është Eritrea. Vende si Turqia dhe Egjipti kanë media të kontrolluar nga qeveria.