Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako thotë se po vijon puna për lirimin e të gjitha hapësirave publike të zëna në mënyrë abuzive nga individë apo subjekte të ndryshme.
Në postimin e saj në rrjetet sociale, Sako shkruan se po policia bashkiake po i përgjigjet në kohë ankesave të qytetarëve.
Postimi i plotë:
Vazhdojmë punën intensive për lirimin e hapësirave publike.
Duke iu përgjigjur në kohë ankesave të qytetarëve u liruan hapësirat e zëna në kundërshtim me ligjin me mjete rrethanore si konikë, kupola betoni apo struktura metalike në disa lagje të qytetit.
Vijon puna për lirimin e të gjitha hapësirave publike të zëna në mënyrë abuzive nga individë apo subjekte të ndryshme pasi këto hapësira janë të të gjithë qytetarëve.