Kryeministri Edi Rama ka ndarë një rrjetet e tij sociale pamje nga çmontimi i tendave të një lokali që duket se ndodhet mes pallatave.

Rama shprehet se ka ardhur koha që pronarët e lokaleve të bëjnë biznes, pa penguar të tjerët që të jetojnë në hapësirat e përbashkëta komunitare.

Më herët gjatë ditës, kreu i qeverisë ka ndarë foto dhe video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike nga bizneset e ndryshme.

POSTIMI I PLOTË: 

Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit të komunitetit dhe për të jetuar me biznes, pa penguar të tjerët të jetojnë në hapësirat e përbashkëta komunitare 

Respekte për çmontimin