“Në kuadër të përgatitjeve për sezonin turistik vazhdon aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara në mënyrë të paligjshme në zonën e plazhit.” Kështu shprehet kryebashkiakja Emiriana Sako në një postim në rrjetet sociale.
Ndër të tjera, Sako shkruan se pas zonës së plazhit aksioni do të vijojë edhe në lagjet e qytetit.
Postimi i plotë:
Në kuadër të përgatitjeve për sezonin turistik vazhdon aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara në mënyrë të paligjshme në zonën e plazhit.
Bashkia e Durrësit ka synim që të krijojë ambiente të pastra e të rregullta kudo.
Pas zonës së plazhit aksioni do të vijojë edhe në lagjet e qytetit pasi duhet të ndërgjegjësohemi që hapësirat publike janë pronë e të gjithë qytetarëve.