Policia Bashkiake e Durrësit vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike, që janë zënë në mënyrë të paligjshme.

Gjatë ditës së sotme, efektivët e kësaj policie kanë ushtruar kontrolle në lagjen nr. 5, pranë rrugës “Aleksandër Goga”.

Siç duket edhe nga fotot e mëposhtme, Policia Bashkiake ka larguar nga trotuari disa vazo me lule dhe disa pengesa të tjera që vështirësonin lëvizjen e qytetarëve.

Kujtojmë që prej disa muajsh, Policia Bashkiake Durrës po ndërmerr aksione të vazhdueshme për lirimin e hapësirave publike që janë shoqëruar edhe me masa administrative ndaj bizneseve.