Gjatë një emisioni televiziv, gazetarja Klodiana Lala zbuloi të tjera detaje në lidhje e çështjen e lirimit të qelisë së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Ajo tregoi se ish-ministri Tahiri iu drejtua disa herë gjykatës duke kërkuar ulje të dënimit ose kalim në arrest shtëpie, kërkesë kjo që i është përmbushur në rastin konkret për shkak të një akt-ekspertize që do bëjë ish-ministrin të vuajë 1 vit, 8 muaj e 15 ditë të dënimit në banesë.

Ajo zbuloi se gjykata liroi Tahirin nga qelia e burgut me arsyetimin se bashkëshortja e ish-ministrit pëson disa kriza akute që nuk e lejojnë të kujdeset për fëmijët e mitur.

Tahiri u akuzua për trafik narkotikësh dhe lidhje me krimin e organizuar, ndërsa gjykata nuk e dënoi për këto akuza, për të cilat u shpall i pafajshëm dhe u dënua për shpërdorim detyre. U arsyetua që veprimet e tij kishin dëmtuar rëndë interesat e shtetit për shkak të kanabizimit. Tahiri i është drejtuar disa herë gjykatës së Elbasanit duke kërkuar liri me kusht, teksa këtë herë e ka bindur pas një akt-ekspertize. 1 vit 8 muaj e 15 ditë Tahiri do e vuajë si pjesë të dënimit në shtëpi.

Bashkëshortja e Tahirit pëson disa kriza akute që nuk e bëjnë të mundur të kujdeset për fëmijët. Me këtë argument gjykata ka dërguar Tahirin në shtëpi për të vuajtur dënimin. Ai po ashtu mund të dalë nga shtëpia kur të jetë e nevojshme për fëmijët dhe për nevojat. Tahiri ka gjithë mundësit të jetë i lirë dhe mund të dalë çdo ditë praktikisht.

Pyetja ime është nëse është ndjekur i njëjti standard për qytetarë të tjerë të dënuar”, tha Lala.