7nentor 2015 – Kualifikimi i kombëtares shqiptare për Europianin e Francës vazhdon të jetë ngjarje dominuese në jetën publike. Sipas kryeministrit Edi Rama kjo foto është, ‘Fotoja e Ditës’. Gjatë prezantimit të librit “Fitimtarët” të Alastair Campbell, Rama sheh bluzën e portierit Etrit Berisha. Korniza mban edhe datën e rëndësishme: 8 tetor 2015.
Por miqtë virtualë në Facebook e kanë kritikuar, duke i kërkuar që të lirojë Ballist Morinën. Disa i thonë se ai duhet të vendosë aty edhe panoramën e Ballistit, shkruan balkanweb.
Të tjerë i kërkojnë stadiumin e ri, kurse nga ata që bëjnë politikë, duke kujtuar gjendjen e vështirë ekonomike të vendit.
“Photo of the Day është kur te lironi HEROIN i nderuar zotëri EDI RAMA”, i shkruan dikush që ka marrë jo pak pëlqime për komentin e bërë.
/portali DurresLajm/