Gjykata e Apelit në Shkodër ka vendosur të lirojë 8 nga 11 kuksianët e arrestuar pas protestës së dhunshme në Rrugën e Kombit.

Megjithëse trupa gjykuese vendosi të mos pranojë provat shtesë të avokatëve të të arrestuarve, vendosi masën ‘detyrim paraqitjeje’ ndaj 8 protestuesve dhe lënien në burg të 3 të tjerëve.

Gjykata vendosi lirimin e 8 protestuesve, mes të cilëve Shpëtim Toda, Xhevahir Hereni, Elton Cengu, Shkëlqim Vata, Xhevahir Gashi, Ervis Ruçi, Rasim Onuzi, Vasil Laçi, Abdi Haziri dhe Edmond Matmuja. Ndërkohë, në burg u lanë Florin Onuzi, Elton Cengu, Vasil Laçi.

Jashtë Gjykatës të afërm dhe qytetarë të shumtë kërkuan lirimin e menjëhershëm të protestuesve, duke paralajmëruar përshkallëzim të protestave.