2nëntor 2015 – Policia e Tiranës liron studentët që qëlluan me vezë kryeministrin Rama. Ata u mbajtën për disa orë të izoluar, duke shkaktuar reagime të forta nga shoqëria civile si dhe rektorati i Universitetit të Tiranës.
Pas protestës me vezë kundër kryeministrit Rama, policia shoqëroi 8 studentë. Rreth orës 19:30 ata u lanë të lirë, për t’u ndjekur penalisht jo nën arrest. Më herët reagoi edhe rektorati. “Pavarësisht formës së zgjedhur nga studentët e Shkencave Sociale për të shprehur idetë e tyre, ndalimi dhe izolimi për një kohë të gjatë është i papranueshëm”, shprehen drejtuesit e UT.
/portali DurresLajm/





