Lirohen nga Gjykata e Shkallës së Parë tre punonjësit e Bashkisë Shkodër Ergys Ivziku, drejtor i Arsimit, Petrit Dyli teknik shërbimesh në Drejtorinë e Arsimit dhe Mhill Volaj specialist i financës në Drejtorinë e Arsimit, pasi u kapën duke transportuar qese me ushqime.
Këta tre shtetas u arrestuan nga policia e Shkodrës si të dyshuar për shpërndarje të ndihmave ushqimore por në seancën për masën e sigurisë nuk kishte prova të mjaftueshme. Prokurorja Shqipnjola Milla kërkoi “detyrim paraqitje” për tre zyrtaret dhe Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë duke liruar këta tre shtetas.
Sipas burimeve, i vetmi mesazh është transporti i ushqimeve nga një dyqan në një dyqan tjetër duke mos patur prova se këto ndihma do të shpërndaheshin për qytetarë të ndryshëm në këmbim të votës siç pretendoi policia në momentin e arrestimit.
Tre zyrtarët e bashkisë Shkodër do t’i rikthehen normalisht punës së tyre.