Gjykata e Tiranës ka liruar administratorin e “Omega Farma”-s, Fatos Çaushollin duke i caktuar masën detyrim paraqitjeje për administratorin.

Po ashtu detyrim paraqitje u caktua edhe për agjentin doganor, Merlind Berberi.

Fatos Çausholli u arrestua në 12 mars për akuzën e kontrabandës së ilaçeve, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në doganë në ngarkesën e ardhur për llogari të kompanisë “Omega Farma”, rezultoi se kishte shmangie të detyrimeve doganore në vlerën 40 milionë lekë. Për të realizuar këtë mosdeklarim Fatos Çausholli ishte ndihmuar nga agjenti doganor, shtetasi Merlind Berberi.