Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë në fillim të qershorit masën “Arrest me burg” për Gjergj Cukalin, personin e akuzuar për vrasjen e ish-efektivit Arben Bilali, ndërkohë që ditën e sotme Gjykata e Apelit Tiranë ka dhënë vendimin për lirimin e tij nga qelia.

Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë për Cukalin, i cili u arrestua 4 muaj pas vrasjes së ish-policit Bilali duke u marrë nga Prokuroria si i dyshuari kryesor.