“Një hapësirë e zaptuar në lagjen 4 është liruar dhe po i nënshtrohet rehabilitimit për t’u vënë sërish në shërbim të qytetarëve. Po vijojmë angazhimin për t’i rikthyer komunitetit hapësirat publike të zëna në mënyrë të paligjshme.”– shkruan kryebashkiakja Emiriana Sako në rrjete sociale.
Duket se bashkia pas lirimit të kësaj hapësire publike ka nisur punën për ta rikthyer këtë sipërfaqe në shërbim të komunitetit të zonës dhe më gjerë.
Edhe pse në ditët e fundit të vitit 2025, aksioni për lirimin e hapësirave të zaptuara në mënyrë të kundraligjshme vijon në qytetin bregdetar.





