Policia ka arrestuar drejtoreshën e Hipotekës në Sarandë, Adriana Shehu, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe përfshirje në fushatën elektorale, por më pas ajo është liruar kundrejt garancisë pasurore.
Mësohet se gjykata sot ka dhënë masën arrest me burg për të, por drejtoresha është lënë e lirë kundrejt garancisë pasurore.
Shehu ishte pezulluar nga detyra rreth 20 ditë më parë nga Ministria e Drejtesise pas dyshimeve për akuzat e mësipërme.
Ajo është ndaluar dje në Borsh ku ishte me vajzën e saj dhe nga tronditja emocionale që ka pësuar është shtruar në spital.
Ndërkohë sot është paraqitur në gjykatë për masën e sigurisë.
Ish-drejtoresha e shkarkuar gjatë fushatës elektorale ka qenë e përfolur për korrupsion edhe nga ish-kryeministri Berisha, i cili në një status të tij e cilësonte si Ndrikulla e korrupsionit në Sarandë.





