52 vjeçarii Andrea Esposito, i arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Iliria”, kur u arrestuan edhe disa shqiptarë është liruar nga burgu. Sipas mediave italiane atij iu dha liria pas kërkesës së avokatit mbrojtës, pasi ishte i pafajshëm. Ndërkohë, pas hekurave kanë mbetur shqiptarët Roland Lame, 47-vjeç, banues në Barletta, i biri 25 vjeçar Fabio, 33-vjeçari F.A, 49-vjeçari H.A., dhe 26-vjeçari A.S.
Grupi kryente trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Shqipëria në drejtim të Pulias në Itali. Arrestimi i tyre erdhi pas gjurmimit të grupit të korrierëve. Në kuadër të operacionit “Iliria”, hetimet e të cilit kanë nisur më vitin 2013, Policia Financiare e Barit me 11 qershor të 2014, sekuestroi në bordin e një skafi model “Italcraft 35” me 2 motorë të fuqishëm, rreth 1 ton drogë me një vlerë tregu prej 10 milionë euro.





