Gjykata ka liruar nga qelia Jurgen Kurtin, duke i ndryshuar masën e sigurisë në arrest shtëpie.

23-vjeçari u arrestua pas vrasjes së të atit Artur Kurti, të ndodhur mbrëmjen e së hënës në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

 Ndërsa për dajën e tij, Leonard Ristani, është dhënë masa arrest me burg, të cilën e mori në spital, ku ndodhet i shtruar, pasi mbeti i plagosur pas një përleshjeje me thikë me viktimën.

Ndërkohë, vetë djali i viktimës ka dëshmuar në polici se nuk e kanë ende të qartë se cili nga dy autorët e dyshuar e qëlloi viktimën, duke i shkaktuar dhe goditjen fatale që i mori jetën.