TIRANE, 7 dhjetor 2013 – Gjykata e Tiranës ka liruar sot shefin e sektorit të kirurgjisë në QSUT, Ilir Broqi, i cili u arrestua një ditë më parë për korrupsion nga policia e kryeqytetit. 
Gjykata e cilësoi të paligjshëm arrestimin e mjekut Broqi, ndërsa vendosi ndaj tij masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’. Pasi ka dalë nga ambientet e komisariatit të policisë mjeku Ilir Broqi deklaroi se triumfoi drejtësia.

 “Jam i lumtur që pati drejtësi nga gjykata. Gjykata e vlerësoi arrestimin të paligjshëm. Mu bë një kurth për shkak të detyrës.”- u shpreh mjeku. 

Ndërkohë gjykata ka lënë në burg sekserin Arben Doda, ndaj të cilit rëndon akuza "Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".