Autoritetet greke kanë liruar nga burgu biznesmenin Edmond Bego, i cili u arrestua më 18 gusht në Igumenicë të Greqisë, për llogari të shtetit italian.

Sipas Interpol Romës, Bego nuk është person në kërkim dhe nuk ka asnjë çështje të hapur në Itali. Kjo ka bërë që Bego të lirohet nga burgu.

Arrestimi i Begos u pasua me deklarata politike në Tiranë duke trazuar politikën shqiptare ditët e fundit. Partia Demokratike, me anë të nënkryetarit Edi Paloka, tha se megjithëse i dënuar në vendin fqinj, Bego nuk ishte arrestuar në Shqipëri për shkak të lidhjeve me qeverinë duke akuzuar kreun e grupit socialist, Taulant Balla. Kjo akuzë u hodh poshtë nga Balla.

Ai nuk e mohon se e njeh, madje ka njohje familjare me Edmond Begon, ish-anëtarin e bandës së Lushnjës. Por hedh poshtë akuzat e demokratëve se personit në fjalë i arrestuar pak ditë më parë nga policia greke pas një urdhri ndërkombëtar të lëshuar nga drejtësia italiane që e ka dënuar me 21 vite burg për trafik droge dhe përfshirje në grup kriminal të ketë përfituar mburojë politike.