Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, është liruar ditës së sotme nga qelitë e burgut të Fierit dhe u kthye pranë familjes se tij.

Këtë bën me dije gazetari Artan Hoxha.

Sipas tij, gjykata e rrethi gjyqësor Fier ka miratuar kërkesën e Celës për të përfituar lirimin me kusht nga burgu pasi kishte vuajtur më shumë se 2/3 e dënimit.

Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e dënoi Çelen, me vendim të formës së prerë me date 4 shkurt 2022 së bashku me ish-ministrin e Brendshem Saimir Tahiri.