Një gjykatë në Madrid ka liruar nga burgu një ish-mjek që vidhte foshnjet e porsalindura nga nënat e tyre dhe ua jepte çifteve që nuk bënin dot fëmijë. Gjyakata konstatoi se gjinekologu Eduardo Vela, 85 vjeç, kishte kryer krime, por akuzat u hodhën për shkak se kishte kaluar shumë kohë.

Ai është personi i parë që doli në gjyq për birësimet e paligjshme që ndodhën gjatë dhe pas diktaturës fashiste të gjeneralit Franco. Mijëra raste të tjera dyshohen se kanë ndodhur.

Pas triumfit të Francos në luftën civile të Spanjës 1936-1939, shumë fëmijë iu morën familjeve të identifikuara nga regjimi fashist si republikanë dhe iu dhanë familjeve që mbështesnin regjimin.