Zv/ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nina Guga, është liruar nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave në mbledhjen e ditës së sotme.
Në mbledhjen e drejtuar nga zv/Kryeministrja Belinda Balluku, u emërua edhe zv/ministrja e re e Arsimit.
Sipas vendimit të Qeverisë, në këtë detyrë është emëruar Orjana Osmani.