Ish-kreu i Njësisë Administrative të Kallmetit në Lezhë Besnik Simoni, i cili u arrestua më 2 prill pas një konflikti me armë me një bashkëfshatar të tij është liruar nga burgu.
Vendimi është marrë këtë të mërkurë nga Gjykata e Lezhës, duke vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Çështja u shqyrtua nga gjyqtari Artan Hajredinaj, ndërsa kërkesa për zëvendësimin e masës ishte bërë nga avokati i 41-vjeçarit.
Ndërkohë me vendimin duket se nuk është pajtuar prokurori Françesk Ganaj, i cili ka bërë ankimim në Gjykatën e Apelit në Shkodër.
Ish-kreu i njësisë administrative Kallmet u arrestua pas konfliktit me arme zjarri me bashkëfshatarin e tij Altin Marku, ku të dy mbeten të plagosur. Ndërkohë Altin Marku vijon të jetë në burg.