Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, duke e liruar kështu nga qelia e hekurt.
Pas caktimit të masës së sigurisë, avokati mbrojtës i Rroshit, Theodori Sollaku, ka deklaruar se klienti i tij nuk ka qenë dakord me këtë masë. Ai ka theksuar se vendimin do ta apelojnë.
Në një postim të gjatë në profilin e tij në Facebook, Rroshi shkruan se u arrestua në mes të rrugës, pa e marrë fare në pyetje dhe për këtë bën përgjegjës Sali Berishën.
Për Rroshin dhe avokatin e tij italian, që është edhe parlamentar në Itali, veprime të tilla si në Shqipëri bëhen vetëm në Kamboxhia.
Ja çfarë shkruan Rroshi në Facebook:
Kryebashkiaku i Kavajës dyshohet se ka shkelur ligjin për dekriminalizimin. Prokuroria ka bërë me dije se Rroshi dyshohet të ketë falsifikuar dokumentet, pasi në formularin e vetëdeklarimit ka fshehur të dhëna që tregojnë se ai ka qenë i dënuar në shtetin italian.





