24 prill 2015 –Toni Kurti, 19 vjec, që u mor peng disa ditë më parë është i lirë. Ai u lirua shëndoshë e mirë madje ka bërë dhe deponimet e tija për ngjarjen pranë policisë së Kontesë së Suseksit (Sussex). Toni u mor peng nga disa shqiptarë të tjerë. Pengmarrja ndodhi në qytetin e Brajtonit (Brighton) afër Londrës. Policia angleze ka arrestuar tre shqiptarë për krimin e pengmarrjes së Tonit dhe për disa vepra të tjera penale. Dy shqiptarë të tjerë janë shpallur në kërkim si të përfshirë në këtë pengmarrje.

Të arrestuarit janë :

Redon Sadria, 19 vjeç i akuzuar edhe për shpërndarje drogash të forta dhe pastrim parash.

Gazmend Mula, 29 vjec, i akuzuar për pengmarrje dhe shpërndarje drogash të forta.

Ilir Hasa 33 vjeç, i akuzuar për pengmarrje dhe armëmbajtje.

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”