17 qershor 2015 – Në një konference të jashtëzakonshme të organizuar nga AAK në orët e mbrëmjes u konfirmua se Ramush Haradinaj është liruar. Ai u ndalua në Aeroportin e Lubjanës në Slloveni në bazë të një fletë arresti të lëshuar nga Policia e Serbisë në vitin 2006. Haradinaj ishte arrestuar gjatë kthimit pas vizitës zyrtare në Berlin.
Në një intervistë për Klan Kosovën me telefon nga Lubjana, Haradinaj tha se ndodhej në hotel, dhe se i është marrë pasaporta dhe se po pret procedurat tjera. Ai tha se i është kërkuar që të mos e lërë Slloveninë, por se nuk i kanë treguar se sa do të zgjasin këto procedura.
Ai u shpreh se është i habitur dhe ofenduar me sjelljen e autoriteteve sllovene derisa tha se për këto sjellje jo të mira ka folur edhe me autoritetet atje. (Lapsi.al)