Ndërsa Shqipëria kërkon ndihmën e Belgjikës për kapjen e Klement Balilit të cilësuar si baron i drogës apo Eskobari i Ballkanit, gjykata belge liron me kusht njërin prej bashkëpunëtorëve të tij, Xhevahir Potin.

Mediet raportojnë se Llalla i ka treguar homologut belg një foto ku tregohet dy nga njerëzit e Balilit, vëllezërit Dhimitër dhe Xhevahir Poti të arrestuar në Belgjikë të cilët janë së bashku me Klement Balilin në një jaht.

Dy vëllezërit janë ndaluar në Bruksel në fund të qershorit. Por sipas mediave, këtë të premte gjykata belge ka liruar më kusht njërin prej vëllezërve Xhevahir Potin vendim që pritet edhe për Dhimitër Potin. 

Në Belgjikë vëllezërit u prangosën në kushtet e flagrancës me 100 kg kannabis dhe afro 20 mijë euro. Xhevahir Poti akuzohet se është një nga drejtuesit e rrjetit të narkotrafikut Shqipëri-Greqi-Europë.