Përmes një postimi në rrjete sociale, kryetarja e bashkisë, Emiriana Sako, ka njoftuar se ka nisur sistemimi i një nyje të rëndësishme lëvizjeje në qendër të qytetit, pas lirimit të hapësirave publike.

Sipas sakos, “pas lirimit të hapësirave publike në këtë aks, së bashku me ekipet e ndërmarrjeve po sistemojmë trotuaret, shtresat aslfaltike si dhe do të vendosim gjithë sinjalistikën e nevojshme për të bërë më të sigurt mjedisin ku lëvizin më së shumti këmbësorët.”

Postimi i plotë:

Një nyje lëvizjeje e rëndësishme në qytet kishte nevojë për tu sistemuar, për të përmirësuar lëvizjen e banorëve të saj.

Parkimi i gabuar ishte bërë një pengesë e madhe në këtë zonë ku për arsye të shkollave dhe institucioneve të tjera ka frekuentim të lartë të këmbësorëve dhe trafik të mjeteve.

Shpesh nënat me femijë i kam parë të zbresin në rrugë sepse makinat zinin pikërisht dhe hapësirat e kalimit të tyre.

Pas lirimit të hapësirave publike në këtë aks, së bashku me ekipet e ndërmarrjeve po sistemojmë trotuaret, shtresat aslfaltike si dhe do të vendosim gjithë sinjalistikën e nevojshme për të bërë më të sigurt mjedisin ku lëvizin më së shumti këmbësorët.

Akset “ Grigor Durrsaku “ dhe “Imzot Fan Noli” kanë dhe disa ditë pune për tu transformuar plotësisht.