Pema më e vjetër që ndodhej në Uells tashmë nuk është më.

Lisi i vjetër plot 1.200 vjeçar, që i kishte rezistuar shumë peripecive njerëzore dhe natyrore, u mposht nga një erë e fortë prej 60 miljesh në orë.

Lisi ka ekzistuar që në vitin 802 por fatkeqësisht nuk mundi dot t’i rezistonte ftohtit, dëborës dhe erërave të fundit në Uells.

Kjo pemë kishte mundur t’i rezistonte vikingëve, luftërave civile në Angli dhe të dyja luftrave botërore.

Ajo kishte një lartësi prej 12.9 metrash, por i erdhi fundi ditën e enjte në orën 02:00.