Riforcimi i objekteve të cilesuara me nivel dëmi DS4 pritet të fillojë këtë muaj. Tashmë ka mbërritur oponenca e projekteve nga Instituti i Ndërtimit për 10 objektet e para për të cilat do të kërkohet financimi nga Ministria e Shtetit për Rindërtimin, këtë e ka deklaruar Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako.

Edhe ky proces që ishte më kompleksi po vijon me ritme të larta. Në këto projekte të para janë disa objekte të rëndësishme të cilat u bënë simbol i shkatërrimit të tërmetit të 26 Nëntorit, siç është Pallati Jedas, Pallati Drenova në lagjen 17, objekti i ish-Pranverës dhe objekte të tjera ka shtuar kryebashkiakja Sako.

Për të gjitha këto objekte DS4 do të zhvillohen takime informuese me banorët e këtyre godinave në mënyrë që ky proçes të jetë tërësisht transparent dhe të gjitha familjet të informohen sa më mirë për punimet që do të kryhen në banesat e tyre.