Këshilli Bashkiak Durrës pritet të miratojë mesditën e sotme listën paraprake me emrat e përfituesve të grantit të rikonstruksionit apo riparimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti I 26 nëntorit.
Bëhet fjalë për një listë paraprake me 2306 persona, e cila është përpiluar nga stafi i bashkisë pas shqyrtimit të aplikimeve të bëra në muajin korrik. DurrësLajm po publikon më poshtë listën e dytë, me 983 persona, pasi për shkak të numrit të madh të emrave e kemi ndarë listën në dy pjesë.
Sipas llogaritjeve të bashkisë Durrës, nga lista me 2306 emra përfitojnë 590 qytetarë me dëmtime në banesë DS1, 964 me dëmtime DS2 dhe 752 me dëmtime DS3.
Fatura financiare e kësaj liste paraprake kap vlerën 676.000.000 lekë.
Më herët, bashkia e Durrësit ka miratuar 3 lista me përfitues të grantit të rikonstruksionit të banesës për dëmtimet DS1, DS2 dhe DS3.





