DurrësLajm po publikon më poshtë listën e tretë të qytetarëve përfitues të grantit të Rikonstruksionit të banesave të dëmtuara nga tërmeti në nivelin DS1, DS2 dhe DS3, në Durrës

Lista e plotë me emrat e 8782 banorëve të qytetit të Durrësit do të kalojë në orën 14.00 për miratim në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Vlen të theksohet se bashkia nënvizon në krye të listës se:

“Vazhdimi i proçedurës, për lidhjen e kontratës midis aplikuesit dhe Bashkisë do të realizohet vetëm pasi të vërtetohen dhe të plotësohen kriteret ligjore në raport me kthim pergjigjen e Drejtorise Vendore te Agjencise Shteterore e Kadstres Durrës lidhur me pronesite e aplikuesve dhe familjet e tyre. Do te perjashtohen nga granti i rikonstruksionit ato aplikante te cilet pas hartimit te akt ekspertizes se thelluar nga Instituti i Ndertimit do te kategorizohen ne programet e rindertimit.”