34 persona për 6 vende pune në bashki. Pas përzgjedhjes paraprake nga Burimet Njerëzore në bashkinë e Durrësit është shpallur lista me 34 emra personash, që në datë 20 qershor, në orën 11.00, do t’i nënshtrohen konkursit final për të përzgjedhur 6 personat që do të emërohen në këto vende pune në administratën e bashkisë dhe drejtoritë në varësi.
Vendet vakante të punës në bashkinë e Durrësit janë si më poshtë, ndërkohë që po publikojmë edhe listën me emrat e 34 personave që do t’i nënshtrohen konkursit. Ndërkohë fituesit e konkursit pritet të shpallen në datë 26 qershor.
Vendet vakante në bashki dhe drejtoritë në varësi:
1- Specialist “në Sektorin e Kadastres, Shpronesimeve dhe Menaxhimit të Gjeoinformacionit, Drejtoria e Planifikimit dhe Kontrollit te Zhvillimit te Territorit, Drejtoria e Pergjithshme e Sherbimeve dhe Puneve Publike prane Bashkise Durres
2- “Specialist Protokolli – në Sektorin e Protokoll Arkives, Drejtoria e Burimeve Njerezore, Drejtoria e pergjithshme Ligjore Arsim Kulture dhe Burime Njerezore, prane Bashkise Durres
3- “Administrator” në Tregun Agro- Bujqesor prane Drejtorisë se Taksave dhe Tarifave Vendore, Drejtoria e Pergjithshme e Menaxhimit Financiar prane Bashkisë Durres
4- “Inspektor Transporti dhe Trafiku – në Sektorin e Sherbimeve, Drejtoria e Sherbimeve, Drejtoria e Pergjithshme e Sherbimeve dhe Puneve Publike prane Bashkise Durres
5- “Inspektor–ne Lagjen nr.1 dhe 2, prane Bashkise Durres
6- “Pergjegjes” në Sektorin e Kontrollit te Taksave dhe Tarifave Vendore prane Drejtorisë se Taksave dhe Tarifave Vendore, Drejtoria e Pergjithshme e Menaxhimit Financiar prane Bashkisë Durres





